Maqedonia
Kryeministri Zaev ka siguruar se regjistrohen të gjithë, përfshirë edhe diasporën
Në deklarimin e fundit, kryeministri Zoran Zaev është sqaruar në lidhje me situatën që është krijuar pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ku thotë, se “diaspora evidentohet, nuk regjistrohet”.
Sic raporton Televizioni 21 në Shkup, Zaev ka siguruar se regjistrohen të gjithë, përfshirë edhe diasporën.
“Ajo çfarë po ndodh, është regjistrim i tërë popullsisë, rezidente dhe jo rezidente”, siguron Zaevi.
Po ashtu ai ka vlerësuar, se nuk mundet që diaspora të na duhet për vota dhe para, ndërkaq të mos regjistrohet.
“Nuk është në rregull që diaspora të na duhet kur duhet të na votojë, të na sjellë para, kurse të mos na duhet kur duhet ta regjistrojmë, kur i ndihmon familjet. Diaspora është populli ynë, sot është jashtë, nesër mund të jetë këtu. Mund të ndodh që nesër, ndokush nga ne të dalë jashtë. Ai është populli ynë. Ne e regjistrojmë tërë popullsinë, pa dallim a është në shtëpi, apo jashtë”, tha Zaevi, transmeton albinfo.ch.
Ai ka siguruar, se të dhënat që dalin nga regjistrimi i diasporës, do të shfrytëzohen për të sjellë vendime, se “ku duhen çerdhe, ku duhen shkolla, sa është nevoja e kapaciteteve industriale”.
Ndaj deklaratës së Mickoskit, kanë reguar edhe partitë shqiptare në Vend. Të gjithë kanë cituar ligjin dhe kanë sqaruar, se “diaspora nuk evidentohet, por regjistrohet”.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra














