Maqedonia
Kryeministri teknik i Maqedonisë tregon nëse do të mbyllet kufiri me Kosovën
Nuk do të ketë mbyllje të kufijëve.
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski ka deklaruar sot se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të diskutojë për mbylljen e kufijve veriorë që e lidhin vendin me Kosovën dhe Serbinë.
Spasovski sot bëri të ditur se mbetet në fuqi vendimi i fundit i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje.
Ai po ashtu tha se Qeveria nuk do të marrë vendim politik për mbylljen e kufijve.“Kjo nuk është çështje politike. Për këtë Qeveria nuk mund të marrë vendim politik. Duam të sjellim vendime që i sollëm deri tani, bazuar në vlerësime shkencore, në vlerësime të epidemiologëve. Nëse ata vlerësojnë se duhet të ketë ndonjë masë të veçantë, atëherë do të diskutojmë në Qeveri”, u shpreh Oliver Spasovski, kryeministër teknik, raportojnë mediat atje, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










