Kosova
Kryeministri Kurti ka pritur delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar
"Delegacioni u interesua rreth ligjit për pagat. Kryeministri tha se programi qeverisës ka në thelb të tij eliminimin e pabarazisë në paga"
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim delegacionin e FMN-së. Në krye të delegacionit ishte Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, Departamenti Evropian (EUR), Stephanie Eble, Oana Elena Luca, Zhongxia Zhang, Shushanik Hakobyan, Selim Thaçi dhe Mentor Mehmedi.
Ky delegacion e përgëzoi kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrisë.
“Delegacioni u interesua rreth ligjit për pagat. Kryeministri tha se programi qeverisës ka në thelb të tij eliminimin e pabarazisë në paga, kjo parë në rrafshin më të gjerë, atë të rishpërndarjes së pasurisë në shoqërinë tonë në mënyrë më të drejtë. Përveç kësaj duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











