Kosova

Kryeministri i Kosovës takon senatorin zviceran

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar senatorin zviceran, njëherësh Kryetarin e Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin e Zvicrës, Carlo Sommaruga.

Nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se u diskutua për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit, qeverisjen e deritanishme dhe për rolin e rëndësinë e diasporës shqiptare në Zvicër.

Kryeministri Kurti e falënderoi senatorin Sommaruga për vizitën, interesimin për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij, u tha në njoftim, përcjell albinfo.ch.

Në takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni.