Kosova

Kryeministri i Kosovës merr pjesë në organizimin e Partisë Social Demokrate zvicerane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë sot pjesë në organizimin e Partisë Social Demokrate zvicerane.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti ka falënderuar bashkëkryetarin e kësaj partie, Cedric Wermuth për mundësinë që t’i flasë diasporës shqiptare në Zvicër.

“Faleminderit Cedric Wermuth, bashkëkryetar i Partisë Social Demokrate, për mundësinë për të folur me diasporën tonë. Diskutova progresin e Kosovës në fusha të tilla si ndihma për nënat e reja, bursat e studentëve dhe mbrojtja e tokës, reformat që e bëjnë atë më të barabartë dhe tërheqës për investime”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.