Kosova
Kryeministri hungarez: Nëse marrëveshjet Kosovë-Serbi hyjnë në kornizën e negociatave, Hungaria mbështet Serbinë
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar se nëse Bashkimi Evropian i përfshinë marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë në kornizën e bisedimeve dhe në qoftë se Serbia kundërshton, atëherë Budapesti do të jetë në anën e Beogradit.
“Është një çështje shumë e komplikuar dhe Serbia mund të llogarisë gjithmonë në Hungarinë”, ka thënë ai për Tanjug, teksa u shpreh se situata aktuale në Kosovë është një çështje komplekse, situatë të cilën ai nuk do ta gjykonte, përcjell albinfo.ch.
“Çfarë kam vërejtur në vitet e fundit është se serbët përjetojë konstant provokime. Është provokim dhe ju mund të reagoni, apo të mos jeni të vëmendshëm për to, por çfarëdo qoftë veprimi juaj, mos harroni se pika fillestare është provokimi. Ne kemi minoritete në shumë vende dhe e dimë se si shumica mund t’i provokojë”, ka thënë ai duke.
Tutje ai ka deklaruar se mendon që diplomacia serbe këmbëngul në drejtësinë ndërkombëtare, në anë të së cilës ai beson se është Beogradi.
“Kjo çështje nuk mund të menaxhohet pa e pranuar ligjin ndërkombëtar. Nuk mund ta injoroni drejtësinë ndërkombëtare. Prandaj duhet të këmbëngulni në të. Përveç kësaj, mos harroni se ka disa vende në BE që nuk e kanë pranuar statusin e Kosovës. Kështu që ka një pyetje të hapur ‘Ne kemi për të negociuar rreth saj’”, u shpreh ai, ndërsa sa për mundësitë e një marrëveshjeje, ka thënë se nuk është “profet i mirë” mjaftueshëm sa për t’u përgjigjur në këtë pyetje, por që duhet bërë gjithçka që të gjendet një zgjidhje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil Të mërkurën mbrëma, më 25 shkurt 2026, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) ka shtruar iftarin... -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra












