Kosova
Kryeministri Haradinaj pret komunitetin egjiptian nga diaspora
Në kuadër të manifestimeve ‘Ditët e diasporës në Kosovë 2018” që janë duke u organizuar këto ditë, Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, ka organizuar një pritje të veçantë për pjesëtarët e diasporës nga komunitetit egjiptian i Kosovës.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se përkushtimi dhe angazhimi i Qeverisë së Kosovës për të siguruar ambient të qetë, zhvillues dhe prosperues, për të gjithë qytetarët e saj, do të jetë i vazhdueshëm, shkruan Albinfo.ch.
“Edhe diasporën tonë, kudo që ndodhet, e ndiejmë pjesë tonën dhe do të punojmë që dija dhe kapitali i saj të jetë në shërbim të vendit dhe atdheut tuaj”, ka thënë kryeministri Haradinaj, dhe ka vlerësuar se komuniteti egjiptian në Kosovë është integruar dhe është pjesë e ndërtimit të atdheut tonë të përbashkët, Kosovës.
Kryeministri Haradinaj, duke bashkëbiseduar me pjesëtarët e komunitetit egjiptian nga diaspora ka kërkuar që të gjithë të angazhohen në përcjelljen e imazhit të mirë për vendin tonë, por edhe për sjelljen e praktikave të mira zhvillimore në vend.
“Qeveria do të jetë në dispozicionin tuaj, në funksion të avancimit të mirëqenies së të gjithë qytetarëve të saj, por edhe në realizimin e të gjitha të drejtave qytetare, njerëzore dhe kombëtare për shtetasit e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.
Pjesëtaret e diasporës së komunitetit egjiptian janë shprehur të kënaqur me angazhimin e kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës në raport me komunitetin egjiptian. Ata kanë shprehur një falënderim të veçantë për faktin se është hera e parë për një pritje dhe diskutimit të çështjeve të tyre në nivel të lartë shtetëror të Republikës së Kosovës.
Pjesë e kësaj ceremoni ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij komuniteti Veton Berisha, Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe përfaqësues të tjerë institucional.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










