CH-Ballkani
Kryeministri grek nderon heroin shqiptar
Dekreti për tre emigrantët që jetojnë në Greqi për gati 20 vite iu dërgua presidentit të Republikës për miratim

Një video e publikuar në llogarinë e kryeministrit grek në Facebook tregon momentin kur Alexis Tsipras përqafon tre emigrantë, një shqiptar dhe dy egjiptianë që punojnë si peshkatarë në Nea Makri, dhe i falënderon për ndihmën që ata dhanë bashkë me peshkatarë të tjerë të kësaj zone, duke shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish ditën e zjarreve vrastare në zonën e Matit.
Pas falënderimeve, ai deklaron se ka dhënë urdhër te ministri i Brendshëm që t’u japë atyre nënshtetësinë greke për sakrificën që ata bënë.
Shtetasi shqiptar dhe dy egjiptianët, bashkë me shumë peshkatarë të tjerë të zonës, gjatë të gjithë natës kur flakët e mëdha shkrumbonin qindra shtëpi e merrnin dhjetëra jetë njerëzish, kanë shpëtuar me varkat e tyre dhjetëra të tjerë, shkruan Tch.
“Peshkatarët e Nea Makrit, vendas dhe emigrantë, bënë një betejë heroike gjatë tragjedisë, duke shpëtuar jetë. Shteti u njeh atyre këtë sakrificë. Ne i falënderojmë ata”, shkruan Tsipras edhe në llogarinë e tij në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Dekreti për tre emigrantët që jetojnë në Greqi për gati 20 vite iu dërgua presidentit të Republikës për miratim.
Në shumë medie greke, vendimi i Tsiprasit është pritur me pozitivitet, ndërsa është krahasuar edhe me aktin e ngjashëm të presidentit francez Macron, që i dha nënshtetësinë franceze disa muaj më parë një 22-vjeçari nga Mali, i cili ngjiti pas asnjë lloj mbrojtjeje 5 kate të një ndërtese duke u kacavjerrë nëpër ballkone, për t’i shpëtuar jetën një fëmije që ishte duke rënë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike Ftesë për të gjithë afaristët shqiptarë në Mërgatë...
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme