Lajme
Kryeministri francez: Do të na duhet të jetojmë me virusin për një kohë të gjatë
Ne do të na duhet të jetojmë me virusin për një kohë të gjatë, tha sot kryeministri francez, Jean Castex, ndërsa njoftoi se qeveria po punon për rregullat që duhet të zbatohen në vend deri në ardhjen e një vaksine kundër COVID-19.
“Përsa kohë që nuk kemi një vaksinë, ne duhet të japim perspektiva mbi rregullat e lojës”, deklaroi ai për të përditshmen “Le Monde”, transmeton AFP, përcjell Albinfo.ch.
“Një gjë është e sigurt: grumbullimet festive, familjare, nuk do të mund të rinisin për një kohë të gjatë. Po kështu, baret dhe restorantet, të cilat janë gjithashtu pjesë e vendeve të infektimeve të larta, nuk do të jenë në gjendje të rihapen nga 1 dhjetori, ndryshe nga dyqanet e lodrave, për shembull”, shpjegon ai.
Të enjten, kryeministri vlerësoi se, nëse konfirmohet një prirje e lehtë në rënie në rastet e COVID-19, do të jetë i mundur lehtësimi i masave nga 1 dhjetori, duke kufizuar në mënyrë rigoroze në dyqanet dhe në bazë të një protokolli të përforcuar.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









