Kosova
Qeveria e Çekisë nuk e ka ndryshuar qëndrimin për pavarësinë e Kosovës
Petriçek: "Ne e kemi njohur Kosovën në vitin 2008 si shtet të pavarur dhe përpiqemi të zhvillojmë marrëdhënie korrekte dhe pozitive me Kosovën"
Në një intervuistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Tomas Petricek, thotë se vendi i tij nuk po e rishikon vendimin për njohjen e Kosovës, ndonëse presidenti çek, Millosh Zeman, ka paralajmëruar se mund të ndodhë një gjë e tillë.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Petricek, presidenti çek, Millosh Zeman, ka premtuar se do të kërkojë nga Republika Çeke tërheqjen e njohjes së Kosovës. A po e shqyrtoni këtë ju dhe kolegët tuaj në qeveri?
Tomas Petricek: Jo. Qeveria çeke nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj. Ne e kemi njohur Kosovën në vitin 2008 si shtet të pavarur dhe përpiqemi të zhvillojmë marrëdhënie korrekte dhe pozitive me Kosovën. Ne i mbështesim të gjitha vendet në rajon për t’u bërë anëtare të BE-së, sepse është në interes të stabilitetit dhe sigurisë evropiane, por po ashtu është edhe mënyrë për zgjidhjen e shumë problemeve lokale, shumë tensioneve rajonale. Në të njëjtën kohë e mbështesim edhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, për të tejkaluar të kaluarën dhe për të shikuar se si mund të jetojnë së bashku në Evropën e bashkuar.
Radio Evropa e Lirë: Përveç mospajtimeve midis Qeverisë dhe presidentit çek për çështjen e Kosovës, mospajtime ka edhe brenda vetë Qeverisë. Ju nuk jeni pajtuar me ministrin e Brendshëm, Jan Hamacek, për të mbështetur ose jo përpjekjet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Interpol-it. Çfarë i nxit këto ndarje?
Tomas Petricek: Ne i mbështesim ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare. E kemi diskutuar me ministrin e Brendshëm dhe i kemi paraqitur argumentet në favor, sidomos kur bëhet fjalë për luftimin e krimit të organizuar. Ne besojmë se Interpol-i luan një rol të rëndësishëm. Ka qenë Kosova që në fund e ka tërhequr aplikimin për t’u bërë anëtare, por ne do të donim të punonim me autoritetet e Kosovës për të përmirësuar situatën, kur bëhet fjalë për krimin, luftimin e rrjeteve të organizuara të kriminelëve, sepse kjo është edhe në interes të sigurisë në rajonin tonë.
Radio Evropa e Lirë: Do ta shikoni lojën e futbollit midis Kosovës dhe Çekisë, javën e ardhshme?
Tomas Petricek: Do të përpiqem. Duhet të pranoj që nuk e kam parë lojën e fundit dhe shpresoj se do të dalim më mirë kësaj here.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













