Uncategorized
Kryebashkiakët e opozitës në Shqipëri nuk i lirojnë zyrat
Pas një takimi që kanë pasur me kreun e partisë, kryetarët e bashkive që janë drejtuar nga opozita në Shqipëri kanë thënë se nuk do t’i lirojnë zyrat e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka deklaruar se mbetet i vendosur për të mos liruar zyrën. “Vendimi është marrë, se datë 30 dhe zgjedhjet ishin të paligjshëm, e tregoi dhe pjesëmarrja”, ka thënë Mziu, përcjell albinfo.ch.
Edhe kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, tha se zgjedhjet në 30 qershor ishin një farsë. Kapllanaj tha se kandidati i PS-së në Mallakastër është zgjedhur fitues me 13% të votave, aq sa janë militantë të PS-së në këtë zonë.
Ai tha se pret që të përballet me të më 13 tetor, duke e paralajmëruar se do të humbë me dyfishin e votave që mori në 30 qershor. Kjo ishte mbledhja e dytë e Bashës me kryetarët e bashkive të PD-së, pas asaj të një dite më parë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











