CH-Ballkani
Kroacia e ndihmon Kosovën në fushën e integrimit evropian
“Dëshirojmë të ofrojmë përvojën tonë sidomos në procesin e integrimeve evropiane për të dhe ju bërë më të lehtë integrimin në BE, duke ofruar shembuj dhe përvoja konkrete nga shteti kroat”, ka thënë ministri kroat
Kroacia dhe Kosova vazhdojnë të bashkëpunojnë në fusha të rëndësishme, kurse tani Kroacia do ta ndihmojë, në atë që ka shumë nevojë, përvojën në fushën e integrimit evropian, shkruan albinfo.ch.
Kjo është thënë pas takimit që kishte ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala me ministrin i Mjedisit dhe Energjisë së Kroacisë, Slaven Dobroviq.
Ministri kroat ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë në të gjitha fushat. “Dëshirojmë të ofrojmë përvojën tonë sidomos në procesin e integrimeve evropiane për të dhe ju bërë më të lehtë integrimin në BE, duke ofruar shembuj dhe përvoja konkrete nga shteti kroat”, ka thënë Dobroviq, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.
Ministria gjithashtu njofton se në kudër të fushave dhe mundësive konkrete te bashkëpunimit janë përmendur projektet nga fondet e BE-së, politikat mjedisore, zhvillimi i qëndrueshëm, menaxhimin e mbeturinave, menaxhimi i resurseve ujore, ndryshimet klimatike dhe parqet kombëtare.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









