Opinione
Krizës në Kosovë nuk i shihet fundi
Konfliktet e dhunshme po trondisin prej disa muajsh shtetin e vogël ballkanik. Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe dhënien fund të normalizimit me Serbinë

Flakë të ndritshme nxirrnin gjuhën mbi fasadën e ndërtesës së lartë të Kosovës. Kokteje Molotovi të demonstruesve të panumërt përplaseshin këtë fundjavë në muret e ndërtesës së Parlamentit të Kosovës dhe të selisë së qeverisë. Përleshje mes demonstruesve dhe policisë zhvilloheshin edhe në rrugët periferike në drejtim të të cilave ishte përhapur gazi lotsjellës
Përleshjet janë “një sulm mbi partnerët e Kosovës – SHBA-të, BE-në dhe NATO-n”, shprehej i indinjuar Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.“Ato rrezikojnë liberalizimin e vizave , formimin e Ushtrisë së Kosovës, zhvillimin ekonomik dhe ardhjen e investitorëve të huaj“.
Sulme me gaz lotsjellës në sallë
Demonstrata e madhe e dalë plotësisht jashtë kontrollit e dhjetëra-mijë përkrahësve të opozitës, që kërkonin dorëheqjen e qeverisë dhe anulimin e marrëveshjes për normalizim të intensifikuar nga BE-ja të marëdhënieve të Kosovës me Serbinë është tashpërtash kulminacioni i trazirave që po zgjasin prej disa muajsh në shtetin e ri të sfilitur, shkruan “Die Presse”. Me sulme të njëpasnjëshme me gaz lotsjellës në sallën e mbledhjeve, opozita e udhëhequr nga “Vetëvendosja” radikale e ka paralizuar që nga tetori punën e Parlamentit.
Por nuk është vetëm rezistenca e ashpër e opozitës ndaj marrëveshjes me Beogradin për krijimin e asociacionit të komunave serbe të Kosovës ajo që, përkundër rritjes ekonomike, nuk po e lë të qetë vendin e vogël. Që kur Thaçi, ish- kryeministri dhe shefi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), arriti që me ndihmën e Gjykatës Kushtetuese pas Zgjdhjeve Parlamentare të vitit 2014, në pokerin e koalicionit, ta përvetësojë kryeministrin e tashëm Isa Mustafën e LDK-së dhe t’i nxjerrë nga loja kështu partitë aktuale të opozitës, qeveria dhe opozita qëndrojnë të papajtueshme përballë njëra – tjetrës.
Ç’është e vërteta, ndërrimi i krahut nga Mustafa i ka indinjuar edhe shumë përkrahës të LDK-së, transmeton albinfo.ch. Por as vetë zgjedhjet e reja që po kërkohen nga opozita sipas anketave dhe mendimit të analistëve nuk do të sillnin ndryshime të mëdha të forcave. Me paraqitjet e saj të dhunshme përmes sulmeve me gaz lotsjellës, “Vetëvendosje”, edhe përkundër zemërimit të madh që mbretëron, nuk ka arritur pothuajse të përfitojë shtresa të reja të votueseve.
Thaçi dëshiron të përzihet edhe më tej
Edhe përkundër një shumice komode, koalicioni PDK-LDK i kryeminsitrit Mustafa nuk është fare i sigurt. Parasëgjithash dështimi i zgjedhjes së presidentit të shtetit nga Parlamenti do të mund ta sillte edhe rënien e qeverisë. Kandidati Thaçi, si pasardhësi i dizajnuar i presidentes Jahjaga, nuk është i padiskutueshëm edhe në vetë koalicionin e tashëm qeveritar.
Si Ministër i Punëve të Jashtme, për vite të tëra njeriu padyshim më i fuqishëm i Kosovës, edhe përkundër Marrëveshjes së Asociimit me BE-në, pësoi disa mossuksese. Kështu dështoi kërkesa e Kosovës për pranim në UNESCO, dështoi kërkesa e Thaçit te partnerët e BE-së për heqjen e vizave për të udhëtuar në Hapësirën Shengen dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës qëndron ende vetëm në hava.
Por është rivaliteti i thellë mes LDK-së dhe PDK-së ai i cili mund t’ia prishë hesapet në planet e tij të karrierës. Shumë deputetë të LDK-së kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë Thaçin për president të shtetit në zgjedhjet e më së voni të prillit. Por nëse dështon zgjedhja e tij e dakorduar me Mustafën, do të përfundojë edhe bashkëshortësia e tyre e detyrueshme dhe zgjedhjet e reja do të jenë të pashmangshme.
(“Die Presse”, 11.1.2016)
Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës