Shkurt.ch
Kriza pakëson numrin e turistëve japonezë në Zvicër
Numri i bujtjeve të turistëve japonezë të regjistruara në Zvicër nga janari deri në tetor ka rënë mbi 10 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë
Zvicrës kohëve të fundit kanë filluar t`i mungojnë turistët e lakmuar japonezë, gjegjësisht paratë që ata i sjellin ekonomisë zvicerane. Kriza ekonomike që ka kapluar Japoninë ka mbajtur larg nga Zvicra turistët e këtij vendi, duke ditur se çmimet në Zvicër janë shumë të larta.
Numri i bujtjeve të turistëve japonezë të regjistruara në Zvicër nga janari deri në tetor ka rënë mbi 10 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Në pika të veçanta turistike madje ka edhe rënie më të madhe. Kështu në Zermatt, vendi i preferuar i turistëve japonezë ka pasur madje 20 për qind më pak mysafirë nga Japonia.
Ndërsa, siç ka thënë një zëdhënës i “Schweiz Tourismus” ky fenomen më pak është i shprehur në qytetin e Cyrihut, si pikë qendrore e Zvicrës sa i përket komunikacionit.
Megjithatë, japonezët, pas kinezëve zënë vendin e dytë në listën e turistëve të huaj që vizitojnë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











