Lajme
Kriza në Europë: Rritja e qirave, të rinjtë kthehen të jetojnë me prindërit
Rritja e çmimit të energjisë, inflacioni i lartë si edhe shtimi i ngadaltë i numrit të studentëve universitarë, kanë krijuar një krizë të mirëfilltë për të rinjtë në Europë, e duke marrë parasysh perspektivën aktuale ekonomike, shumë prej tyre po kthehen që të jetojnë me prindërit.
Në mbarë kontinentin e vjetër, numri i studentëve vazhdon të rritet shumë më shpejt se ndërtimi i banesave dhe konkurrenca për shtëpi të përshtatshme për ta, është më e madhe se kurrë, veçanërisht në zonat urbane.
Manon Deshayes, zyrtar i politikave për përfshirjen sociale dhe ekonomike nga Forumi Rinor Europian, thotë se me perspektivën aktuale ekonomike, shumë nuk patën zgjidhje tjetër veçse të jetojnë sërish me familjen. Parisi vazhdon të kryesojë listën e qyteteve më të shtrenjta në këtë drejtim, me qiratë prej 29,10 eurosh për metër katror në muaj, pasuar nga Brukseli me 14,1 €/m2, Holanda, Haga, Roterdami, ndërsa në Austri po ashtu qiratë u rritën me 16% gjatë vitit të kaluar dhe në total, 40% këto 10 vitet e fundit për shkak të mungesës së reformës strukturore të kontrollit të çmimit.
Po kështu, në Itali, me pagën mesatare vjetore të një të riu nën 35 vjeç që shkon reth 10,000 euro, “është e vështirë të mbash një banesë me qira që, për shembull, në Milano – për një shtrat tek – mund të kushtojë deri në 600 € në muaj”, thotë Presidentja e Këshillit Rinor Kombëtar Maria Cristina Rosaria Pisani.
Sa për blerjen e një shtëpie pastaj, kur edhe qiratë po bëhen gjithmonë e më të vështira për t’u siguruar, ajo as nuk konsiderohet më si opsion, ndërsa ekspertët japin alarmin se përjashtimi i të rinjve nga tregu i banesave mund të deformojë vendimet e vendimet e tyre për martesën dhe lindjen e fëmijëve, teksa normat e pronësisë së shtëpisë lidhen drejtpërdrejt me fuqinë e komuniteteve lokale, kapitalin social dhe angazhimin politik./TCH
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












