Shkurt.ch
Kriza e refugjatëve, deficit në Thesarin e shtetit
Pavarësisht masave shtrënguese, Këshilli Federal pret për vitin e ardhshëm një rënie prej 600 milionë frangash, kryesisht për shkak të kostos jashtëzakonisht të lartë në fushën e migracionit.
Kështu, qeveria pret për këtë vit deri në 45 mijë kërkesa azili.
Ministri zviceran i Financave, Ueli Maurer, tha se do të paraqiten për miratim nga Këshilli Federal vlerësimet për vitin e ardhshëm.
Një vrimë në Thesarin e shtetit e ka shkaktuar kriza e refugjatëve si dhe kostot e migracionit. Këshilli Federal pret për vitin e ardhshëm një rritje të shpenzimeve në sistemin e azilit nga 60 për qind, e cila korrespondon me një kërkesë shtesë prej 850 milionë frangash.
Këshilli Federal pret deri 45 mijë kërkesa azili për këtë vit. Më 2017 priten edhe 33.000, tha Maurer. “Nga 2018 supozojmë se situata mund të normalizohet disi”, tha Mauerer, përcjell albinfo.ch.
Përveç vlerësimeve për vitin 2017, Këshilli Federal ka miratuar të mërkurën planin financiar 2018-2020. Do të ketë deficit nga 1.4 deri në 2 miliardë franga në vit. Barrë federale e buxhetit janë vendimet e ndryshme të Kuvendit, duke përfshirë edhe shpenzimet shtesë për ushtrinë.
Gjithashtu vendimet për reformën e pensioneve, për rrugët nacionale, si dhe fondi i transportit urban dhe vazhdimi i pritur i normës së veçantë të TVSH-së për industrinë hoteliere do të kontribuojë për të shkaktuar një vrimë tjetër në Thesarin federal.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










