Shqipëria
Kritikohet ashpër pasi bëri shqiponjën
Tani, gjesti i saj me Eugent Bushpepën interpretohet në Greqi si mbështetje për “Shqipërinë e Madhe”
Një foto duke bërë simbolin e shqiponjës me duar bashkë me Eugent Bushpepën ka nxitur gjuhën e urrejtjes ndaj Eleni Foureiras, këngëtare me origjinë shqiptare që në Eurovizion do të përfaqësojë Qipron.
Disa portale në Greqi kanë shkruar menjëherë pas kësaj duke “i dhënë” të drejtë deklaratës së këngëtares, e cila tha se për vite me radhë nuk kishte treguar se ishte shqiptare nga frika e paragjykimit.
Tani, gjesti i saj me Eugent Bushpepën interpretohet në Greqi si mbështetje për “Shqipërinë e Madhe”, shkruajnë mediat shqiptare.
Në disa media të tjera është ironizuar duke e quajtur “meksikane”, ashtu siç vetë Eleni kishte deklaruar në fillim, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo, ashtu si vetë këngëtarja kishte deklaruar që nuk kishte treguar për vite të tëra se ishte shqiptare pasi e paragjykonin, Eleni është paragjykuar ditët e fundit në Greqi duke u akuzuar se është mbështetëse e Shqipërisë së Madhe.
Mediat greke kanë shkruar se shqiptarja, e cila u bë e famshme me paratë e grekëve guxon të bëjë shqiponjën shqiptare me duar.
“Duhet ta dërgojnë shqiptaren në vendin e saj që të bëjë shqiponjën sa të dëshirojë, pasi në Greqi duhet të respektojë historinë e vendit”, thonë mediat greke.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












