Maqedonia
Kritika për emrin e Maqedonisë
“Është e qartë se grekët nuk duan marrëveshje, por duan që një shteti bashkëkohor dhe demokratik t’ia marrin identitetin. Nëse vazhdojnë presionet ndaj Maqedonisë, do të ketë destabilizim të rajonit”, ka thënë euro-deputetja Petir
Euro-deputetja kroate, Marijana Petir, kritikon qasjen e Greqisë ndaj Maqedonisë lidhur me çështjen e emrit.
Në një intervistë për mediat kroate, Petir ka thënë se edhe po ta ndryshojë Maqedonia Kushtetutën, Greqia do të kërkojë edhe më shumë. Petiri fajin për këtë pozicionim të Greqisë ndaj Maqedonisë, e sheh te Bashkimi Evropian, i cili nuk duhej të lejojë aq shumë ndërhyrje të Greqisë në Maqedoni.
Petir ka thënë se qytetarët janë ata që duhet të vendosin se si do të quhet ose nëse do të ndryshohet emri i shtetit të tyre e jo politikanët.
“Është e qartë se grekët nuk duan marrëveshje, por duan që një shteti bashkëkohor dhe demokratik t’ia marrin identitetin. Nëse vazhdojnë presionet ndaj Maqedonisë, do të ketë destabilizim të rajonit”, ka thënë euro-deputetja Petir.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri











