Kosova
“Kriminelët serbë nuk do të mund t’i ikin drejtësisë”
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se heshtjes ndërkombëtare dhe mohimit serb duhet t’i përgjigjemi si shtet, duke marrë të gjitha masat në dokumentimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe duke krijuar kështu bazën faktike për t’ia hapur rrugës Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Serbisë në Kosovë.
Në Akademinë përkujtimore për masakrat në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, të kryera nga forcat serbe këtu e 20 vjet më parë, kryeparlamentari Veseli tha se janë 13 500 qenie të pafajshme njerëzore, të vrarë e të masakruar nga forcat serbe, të cilët kërkojnë drejtësi.
Veseli tha se të gjithë këta njerëz të pafajshëm janë vrarë me urdhër politik nga shteti serb dhe janë ekzekutuar nga organet shtetërore të Serbisë në Kosovë, ushtria dhe policia.
“Këto 13 500 viktima kërkojnë drejtësi. Këtë po e kërkojmë sot. Kosova ka të drejtë të kërkojë drejtësi për njerëzit e saj. Dhe, drejtësia duhet të vijë në vend. Kriminelët të cilët i kanë kryer këto krime, duhet të marrin dënimin e merituar”, theksoi Veseli.
Siç theksohet në komunikatë, ai tha se shteti serb, edhe dy dekada pas luftës, nuk po pushon së provokuari dhe cenuari shtetin tonë. Sipas tij, ky duhet të jetë mesazh edhe për bashkësinë ndërkombëtare, e cila vetëm dy dekada më herët, pikërisht për të larguar një rrezik të tillë gjenocidi kishte intervenuar ushtarakisht.
“Vetëm disa ditë më parë, njëri nga urdhërdhënësit, përkatësisht ekzekutuesit e këtyre masakrave, bëri kërcënimin e radhës, duke bërë parada ushtarake me armë dhe duke cenuar kombin tonë. Por këtë nuk do ta lejojmë. Kërcënimit dhe cenimit do t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Por do të jetë shumë më e fuqishme se para dy dekadash, kur i jemi përgjigjur në mënyrë vullnetare me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Tani kemi njësi të organizuara dhe të përgatitura ushtarake dhe policore të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Ai tha se Kosova është për paqe dhe fqinjësi të mirë, nuk do t’i nënshtrohet asnjë provokimi, por njëkohësisht as nuk do të pranojë të heshtë për të drejtën e saj.
“Kemi ndërmarrë një iniciativë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës jemi bashkë. Do të jemi edhe më të bashkuar të enjten, për të filluar rrugëtimin për të kërkuar drejtësi për të gjithë njerëzit tanë të vrarë e të masakruar”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Ai tha se shteti serb duhet të dënohet për gjenocidin në Kosovë dhe të gjithë kriminelët, të cilët kanë kryer krime kundër shqiptarëve do të kapen dhe do të vihen para drejtësisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













