Integrimi
Krimi nuk ka kombësi
Diplomat ne zyrën e tij në Bernë, ambasadori nënvizon marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Zvicrës
Naim Malaj, ambasador i Kosovës në Bernë, reagon ndaj fushatës aktuale të UDC-së që fut në një thes bashkatdhetarët e tij dhe kriminelët.
Si reagoni ju ndaj fushatës aktuale të UDC-së kundër imigracionit që shfrytëzon dhunën e ushtruar nga disa kosovarë ?
Ne mendojmë që shfrytëzimi i kronikave të zeza për qëllime politike nuk është një zgjidhje e duhur. Krimi nuk ka kombësi. Aktualisht rreth 200 mijë kosovarë, ndër të cilët 50 mijë me dyshtetësi jetojnë në Zvicë,r të cilët e duan atdheun e tyre të pritjes. Të konsiderohen kosovarët si kriminelë të mundshëm kjo nuk i përgjigjet realitetit.
Pikërisht të konsiderosh një popull në këtë mënyrë gjatë një fushate, a nuk është ky një akt racist ?
Nuk më takon mua të gjykoj mbi ligjshmërine e një fushate politike në Zvicër, vend demokratik. Edhe nëse përdorimi i nje amalgame midis kosvarëve dhe një krimi të shëmtuar më shokon personalisht, sikurse prek në ndjeshmërinë e një numëri të madh të bashkatdhetarëve të mi.
Megjithatë, kosovarët që shkaktojnë kronika të zeza tragjike, shpesh citohen nëpër media, a ështe kështu ?
Sikurse thashë pak më parë, krimi nuk ka kombësi. Unë denoj me forcë aktet kriminale të kryera nga disa kosovarë. Pas agresionit të kryer në Interlaken, një përfaqësues i ambasadës sonë ka vizituar familjet e prekura duke ju shprehur gjithë simpatinë tonë.
Këto kronika të zeza a e dëmtojnë imazhin e kosovarëve në Zvicër ?
Pjesa më e madhe e qytetarëve të këtij vendi e kanë kuptuar që Kosova dhe Zvicra kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Sa i përket perceptimit të kosovarëve nga zvicranët mjafton të përmendim lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit si Xherdan Shaqiri, Admir Mehmeti, Valon Berhami ose Blerim Xhemajlin për të kuptuar se në ç’masë ky percpetim është i mirë.
Marrëdhëniet mes zvicranëve dhe kosovarëve a po përmisohen me kalimin e viteve ?
Jam ambasador që prej tre vitesh dhe vetëm gjatë kësaj periudhe kam mundur të jem dëshmitarë i daljes në skenë të Kuvendit të Shqiptarëve në Zvicer, Fondacionit për Zhvillim të Kosovës pa harruar Albinfon një agjensi shtypi që i dedikohet shqiptarëve dhe zvicranëve.
Një imigracion masiv i kosovarëve sikur po lë të nëkuptohet UDC-ja, a është një realitet prej të cilit Zvicra duhet të ketë frikë ?
Absolutisht jo. Kosova është një vendi sigurt. Kosovarët nuk mund të përfitojnë nga statuti i refugjatit, për më tepër që Kosova nuk bën pjesë në BE, kosovarët nuk mund të marrin lehtë leje të punës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











