Lajme
Krim horror në Itali, shqiptari vret me çekiç bashkëshorten
Mediat italiane shkruajnë për një krim horror që ka ndodhur në një familje emigrantësh shqiptarë, pasditen e së dielës, në qytezën Pove del Grappa, në provincën e Vincezas, në Itali, transmeton albinfo.ch.
51-vjeçari shqiptar G.A. e ka goditur për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, D.A. Pas vrasjes, 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë, ku ka pranuar krimin dhe është dorëzuar te forcat e rendit.
Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, që në momentin e krimit ndodheshin në banesë.
Ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e para motivet janë të dobëta e rrjedhë e një grindjeje mes bashkëshortëve që ka degjeneruar në një dhunë deri në vrasje.
Prej vitit 2017 familja shqiptare ishte transferuar në komunën Pove Del Grappa e autori i vrasjes punonte si murator.
Fqinjët rrëfejnë për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar.
Fëmijët minorenë për momentin janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









