Autotech
Krijuesi i Bitcoinit dokumenton se është Satoshi Nakamoto
Sipas Wright ai ka zgjedhur emrin Nakamoto në nderim të Tominaga Nakamoto
Krijuesi i vetëshpallur i Bitcoinit, Craig Wright, tregoi atë çfarë ai pretendon se është një dokument që shpjegon origjinën e pseudonimit Satoshi Nakamoto.
Në një intervistë për Modern Consensus, Wright ka treguar një dokument që përfaqësonte një artikull nga baza e të dhënave dixhitale e JSTOR që daton që nga data 5 janar 2008, përcjell Telegrafi.
Artikulli është për një person të quajtur Tominaga Nakamoto, i cili ka jetuar mes viteve 1715 dhe 1746 në Japoni.
Sipas Wright ai ka zgjedhur emrin Nakamoto në nderim të Tominaga Nakamoto. Dokumenti i shkruar me shkrim dore e krahason këtë të fundit me Adam Smithit, i cili njihet si babai i ekonomisë moderne.
Sa i përket emrit, Satoshi, ai thotë se është një sinonim i “mësimit inteligjent”.
Edhe pse Wright pretendon se është Satoshi Nakamoto, në muajin nëntor ai tha se nuk financonte dot një padi prej 3.7 miliardë dollarësh që Dave Kleiman kishte nisur kundër tij. Kleiman ishte një ekspert i sigurisë kibernetike dhe ndër zhvilluesit e parë të Bitcoinit dhe teknologjisë Blockchain.
Kompania e Kleimanit, drejtuar nga vëllai i tij Ira, ka nisur një padi në muajin shkurt 2018, duke akuzuar Wrightin se ka vjedhur qindra-mijëra Bitcoina me vlerë 5 miliardë dollarësh pas vdekjes së zhvilluesit.
Satoshi Nakamoto është ai që ka gërmuar blloqet e para të Blockchainit të Bitcoin dhe si rezultat duhet të ketë një numër të konsiderueshëm në adresën e tij.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










