Shkurt.ch
Kreu i IZRS akuzohet për propagandim të xhihadit
Prokuroria Federale e Zvicrës ka iniciuar procedurë penale kundër njërit nga krerët e Këshillit Qendror Islamik të Zvicrës (IZRS), organizatë kjo e dyshuar për afërsinë e saj me islamin radikal.
Personi në fjalë (Naim Cherni) akuzohet se në një videoxhirim të tij e ka prezantuar me qëllime proaganduese udhëtimin e tij të bërë në zonat e luftës në Siri. Ai po ashtu nuk ka bërë distancim eksplicit nga aktivitetetet e Al-Kaida-s në Siri, konsideron prokuroria, shkruajnë mediet zvicerane.
Pjesëtari i IZRS-së po ashtu ngarkohet se ka intervistuar një pjesëtar të kreut të organizatës ombrellë të xhihadistëve Dschaisch al-Fatah («Ushtria e robërimit»).
I akuzuari është një shtetas gjerman, bën të ditur Prokuroria Federale. Sipas saj, procedura penale që po udhëhiqet kundër tij mbështetet mbi dyshimin për shkelje të Ligjit Federal që ndalon grupimet si Al-Kaida, ISIS dhe organizata tjera të afërta me to.
Akualisht Prokuroria Federale është duke i udhëhequr 46 procedura penale që lidhen me terrorizmin islamik. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për dyshimet lidhur me mbështetjen propagandistike të orgaizatave terroriste.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












