Integrimi
Kreshnik B. pranon pjesëmarrjen në ISIS dhe shprehet i penduar
“Nga 1000 njerëz sa ishin, ne evropianëve na linin të qëndrojmë mbrapa për të siguruar tërheqjen. Çeçenët dhe arabët nuk na merrnin seriozisht"
Në procesin e parë që zhvillohet në Gjermani për pjesëmarrje në kuadrin e grupeve terroriste të IS-it në Siri, i akuzuari Kreshnik B. sot ka folur për herë të parë para trupit gjykues. Ai me këtë rast ka pranuar se ka qenë pjesëmarrës i luftimeve te njërit nga grupet në fjalë. Por ai po ashtu ka thüenë se është penduar dhe ka dashur me çdo kusht të ikte nga Siri.
Pranimi i veprës është parakusht që, sipas një marrëveshjeje në mes të Prokurorisë Federale dhe gjykatës, dënimi i tij të mos jetë më i lartë se katër vjet e katër muaj burg.
Avokati i Kreshnik B. ka prezantuar mbrojtjen e tij. Në të veç tjerash thuhet se ai nga fillimi i vitit 2012 ka filluar të interesohet intensivisht për konfliktin në Siri dhe për dhunën e pabesueshme të regjimit të Asadit. Prandaj, vazhdon shkresa, ai ka dashur të ndihmojë popullin ë Siri duke luftuar, dhe jo vetëm duke shikuar nga larg.
Më tutje ai tregon se në korrik 201 ka hyrë në radhët e IS-it ku ka dhënë betimin dhe ka marrë një armë. Por pas pak kohe ai mërzitet në tendën ku jetonte diku në shkretëtirë, shkruan faz.net. Ai është ndjerë i zhgënjyer edhe pas operacionit të parë luftarak. “Nga 1000 njerëz sa ishin, ne evropianëve na linin të qëndrojmë mbrapa për të siguruar tërheqjen. Çeçenët dhe arabët , si luftëtarë më të regjur nuk na merrnin seriozisht”.
Pasi që konfliktet neëmes të grupeve ishin shtuar, një dajë i tij i cili po luftonte për forcat siriane të moderuara e kishte ndihmuar të ikte nga Siria.
Ai thotë po ashtu se pothuaj nuk ka marrë pjesë fare në luftime. “Në telefonatat me motrën e kam paraqitur veten si hero, por…” .
Në përmbyllje, ai thotë se tash e kupton rëndësinë e paqes dhe se ka vendosur të zhvillojë një jetë krejt normale.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














