Kosova
Krerët shtetërorë dhe liderët politikë bëjnë homazhe për Nexhat Dacin
Krerët e institucioneve bëjnë homazhe për Nexhat Dacin
Krerët e shtetit dhe përfaqësues të spektrit politik kanë bërë sot homazhe në Kuvendin e Kosovës për nder të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të Kuvendit, akademikut Nexhat Daci, i cili vdiq të enjten në moshën 81-vjeçare.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kabinetit të tij, ka bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryeparlamentarit. Kurti ka shkruar edhe në librin e zisë, duke shprehur ngushëllimet për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit.
Homazhe ka bërë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga zotëria i parë, Prindon Sadriu. Presidentja Osmani ka shkruar në librin e zisë, ku ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen, duke vlerësuar kontributin institucional dhe akademik të Nexhat Dacit.
Në ambientet e Kuvendit, homazhe kanë bërë edhe zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, së bashku me zyrtarë të tjerë të partisë, kanë nderuar figurën e ish-kryetarit të Kuvendit. Në homazhe nuk është parë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Po ashtu, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me bashkëpartiakët Vlora Çitaku, Blerta Deliu-Kodra, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica dhe Ibrahim Gashi, kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar jetën dhe veprën e Nexhat Dacit.
Homazhe ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka vlerësuar Nexhat Dacin si një personalitet të shquar me urtësi, vizion shtetformues dhe përkushtim ndaj Kosovës, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si humbje të madhe për vendin.
Në homazhet shtetërore që po mbahen sot në hollin e Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë përfaqësues institucionalë, personalitete nga jeta politike dhe akademike, si dhe qytetarë të shumtë që po i japin lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit dhe akademikut Nexhat Daci./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












