Kosova
Krerët shtetërorë bëjnë nderime te varri i Rugovës dhe Demaçit
Në ditëlindjen e 15-të të pavarësisë së Kosovës homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova kanë bërë krerët e shtetit dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përcjell albinfo.ch.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kanë vazhduar homazhet dhe nderimet edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Për shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh. Pas mbledhjes festive të Qeverisë është bërë ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovë. Krerët shtetërorë bënë homazhe edhe te Monumenti i të Pagjeturve. Ndërsa, janë paraparë edhe homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Po ashtu, për nder të 15-vjetorit të pavarësisë në sheshet e Prishtinës do të parakalojnë ushtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
E përvec seancës solemne të Kuvneidt të Kosovës, në orën 17:00, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar pritje shtetërore.
Kujtojmë që më 17 shkurt të vitit 2008, në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës është shpallur pavarësia e Kosovës. Shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









