Sport
Krasniqi ka mposhtur turkun Serdar Sahin
Kosovari është renditur në mesin e 5 boksierve më të mirë në listën botërore në versionin „WBO International“
Boksieri profesionist nga Kosova, me qëndrim në Gjermani, Robin Haxhi Krasniqi ka mbrojtur sonte titullin në versionin WBO International të kategorisë gjysmë të rëndë. Ai, në spektaklin e boksit të mbajtur të shtunën mbrëma, në arenën “O2 World” në Berlin ka mposhtur me nokaut në raundin e katërt, boksierin turk Serdar Sahin.
Turku është nokautuar dy herë nga bokiseri kosovar.
Pas një breshërie goditjesh që mori nga kampioni Krasniqi,turku u paaftësua për luftë duke përfunduar me duelin në raundin e katërt. Turku Serdar Sahin për të dytën herë u gjet në nokaut.
Tashmë kosovari është renditur në mesin e 5 boksierve më të mirë në listën botërore në versionin „WBO International“
Me këtë fitore, Robin Krasniqi ka radhitur fitoren e 38 nga gjithsej 40 meçe të tij në karrierën profesioniste.
Nga 7 Janari, kur edhe e mbrojti titullin e Evropës ndaj Hakim Zoulikha, Krasniqi nuk e ka zhvilluar asnjë duel.
Për Serdar Sahinin është humbja e parë. Ai i ka zhvilluar 20 duele dhe i ka fituar të gjitha (13 me nokaut), kurse deri tani ka luftuar në një kategori më të rëndë.
Ky meç është zhvilluar para finales së madhe në versionin WBO në peshën super te mesëm në mes Robert Stieglitizit dhe Arthur Abrahamit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste








