Kosova
Krasniqi: Çështja e zgjedhjeve në veri determinohet ditët në vazhdim

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se procesi i zgjedhjeve në veri do të determinohet ditët në vazhdim.
Ai nuk dha detaje në lidhje me punën e grupit punues për hartimin e udhëzimit administrativ që mundëson nisjen e peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve, veçse tha se deri më tani janë mbajtur dy takime, shkruan Koha.net.
“Deri tash gjithçka është në rregull, grupi punues ka pasur dy takime. Dhe unë nuk mund të diskutoj mbi një udhëzim administrativ, të cilin ende nuk e kemi për konsultim publik dhe unë ende nuk mund të jap asnjë detaj shtesë”, deklaroi Krasniqi.
I pyetur se cilat janë hapat që do të ndërmarrin për zgjedhjet në veri, Krasniqi u shpreh se ky proces do të determinohet ditëve në vijim.
“Është një proces, i cili do të determinohet ditët në vijim. Si ministri dhe si ministër kam mbuluar përgjegjësinë time, duke filluar me udhëzimin administrativ, i cili parasheh të drejtën e qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve nga detyra. Kjo nuk është për veriun, kjo mund të aplikohet nesër edhe për kryetarin e Gjakovës dhe cilindo kryetar të Kosovës, kështu që në këtë moment nuk dua të diskutojë më shumë rreth produktit, sepse në fund të muajit do të kemi një produkt nga grupi punues”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë Rreth 630,000 persona të moshës pesë vjeç e lart në Austri nuk dinë të notojnë, njoftoi...
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?