Integrimi
Krahasimi “shqiptar” i kryeministrit të Hesenit
"Një mësues shqiptar, në Gjermani si azilkërkues fiton për dy, tre ose katër muaj më shumë se sa në Shqipëri për dy ose tri vite”
Një deklaratë e kryeministrit të landit Hessen, Volker Bouffier ka ngjallur debat të përcjellë me mospajtime në mediet gjermane. Duke dashur të ilustrojë se sa fitimprurës është për një shtetas shqiptar qëndrimi si azilkërkues në Gjermani ai ka bërë një krahasim me të ardhurat e mësuesit në Shqipëri. Dhe këtu, si duket ai e ka “huqur” fare. Bouffier ka thënë se refugjatëve duhet t`u hiqen paratë e xhepit (Taschengeld) dhe në vend të tyre tu jepen gjësende.
Në këtë mënyrë do të ulet atraktiviteti i qëndrimit në Gjermani për azilkërkuesit ka thënë ai. Dhe pastaj ka shkrepur deklaratën që po bën bujë në shtypin e atjeshëm: “Fundja, një mësues shqiptar si refugjat në Gjermani fiton për dy, tre ose katër muaj më shumë se sa në Shqipëri për dy ose tri vite”.
Emisioni Tagesschau i televizionit publik gjerman ARD ka dashur ta vërtetojë nëse ky krahasim i kryeministrit qëndron ose jo. Për këtë ka pyetur në Ministrinë e Arsimit në Shqipëri. Dhe përgjigja ka qenë shkatërruese për kryeministrin e Hessenit: paga më e vogël e një mësuesi në Shqipëri është 300 euro ndërsa shumica e mësuesve fitojnë nga 400 deri 500 euro në muaj, sipas llojit të shkollës.
Në këtë mënyrë, nëse i krahasojmë këto të ardhura me ato që u jepen azilkërkuesve në Gjermani si para xhepi (rreth 146 euro në muaj) del se krahasimi çalon, pasi mësuesit në Shqipëri megjithatë marrin mesatarisht afër trefishit të asaj që mund të marrin si refugjatë në Gjermani.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












