Kosova

KQZ: S’ka rrezik nga zarfet nga Serbia, do të procedohen tutje

Nga KQZ kanë folur për procesin e numërimit të votave nga Serbia, që sot nisi me masa të rrepta mbrojtëse

I gjithë ky veprim i KQZ-së u bë me qëllimin e parandalimit të ndonjë infeksioni të dytë të mundshëm nga zarfet, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.

KQZ përmes një komunikate ka bërë të ditur se pas verifikimit dhe kontrolleve nga organet kompetente, është konstatuar se nuk ekziston rrezik për procesdimin e zarfave të mbetura nën masa mbrojtëse.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se përkundër komplikimeve që janë shfaqur, ky institucion është i gatshëm ta ruajë integritetin e procesit zgjedhor.