Lajme
Shqipëri: KQZ vendos nisjen e procesit të votës nga Diaspora
Shqipëri, në janar 2023 nis procesi i votës së shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit.
Mediat nga Shqipëria raportojë se KQZ ka nisur punën konkrete për mundësimin e votës së shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, e ka artikuluar disa herë publikisht mosrealizmin e votës në zgjedhjet e 2021-ës me arsyetimin se koha fizike ishte e pamjaftueshme për ngritjen e strukturave dhe realizmin e procesit. Sot kur jemi 3 vjet larg zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, KQZ ka nisur punë konkretet për realizmin e votës së Diasporës. Burime pranë KQZ-së kanë konfirmuar për Diaspora Shqiptare ngritjen e drejtorisë së ‘Votimit të Emigrantëve’ brenda strukturës organizative të KQZ-së.
Nisur nga janari 2023 do të punohet për të drejten e votës në diasporë, në përbërje të saj do të jenë dy sektorë, Sektori i Koordinimit dhe Informimit dhe Sektori i Administrimit dhe Zhvillimit të Votimit si dhe 7 nëpunës. Njesia do të bashkëpunojë ngushtë edhe me Agjencinë Kombëtare të Diasporës në procesin e realizimit të votimit të shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë vendit.
Ndryshimi në strukturë synon që të shtojë fokusin e KQZ-së në çështjen e votimit nga jashtë vendit.
Votimi nga jashtë vendit mbetet një priorit për KQZ-në, ndaj ishte vetë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i cili iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë për të mundësuar krijimin e një departmenti të posaçëm në KQZ që të merret posaçërisht me votën e shqiptarëve me vendbanim jashtë vendit.
Përpjekjet për mundësimin e votës së Diasporës kanë nisur që në vitin 2020 me miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, ku një nga risitë e prezantuara ishte ngarkimi i KQZ-së me përgjegjësinë për mundësimin e votimit të shqiptareve me banim jashtë vendit. Kodi Zgjedhor e autorizon KQZ-në të udhëheqë dhe mbikqyrë procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. I gjithë procesi i votimit nga jashtë vendit organizohet dhe administrohet nga KQZ-ja në të gjithë komponentët e tij. Procedurat e detajuara të votimit nga jashtë vendit miratohen me akt normativ të KQZ-së.
Në këtë kuptim, KQZ-së i duhet të rregullojë me akte normative një sërë çështjesh, si: rregullat për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit, procedurat e tyre të votimit, administrimin dhe numërimin e votave nga jashtë vendit dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve për Kuvendin.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













