Kosova
KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës, dhe ka bërë të ditur se 2 milionë 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues.
Përgjatë mbledhjes së KQZ-së është marrë vendim është për rritjen e numrit maksimal të votuesve në një vendvotim: 999 votues në vendvotimet në zonat rurale, dhe 950 në zonat urbane.
Ky vendim është marrë për organizim më të lehtë të procesit zgjedhor.
Në takim është bërë e ditur se në Tiranë të Shqipërisë dhe në Podgoricë të Malit të Zi nuk do të organizohet votim nëpër përfaqësi diplomatike, pasi janë regjistruar më pak se 50 votues.
Megjithatë, personat me të drejtë vote që janë regjistruar për të votuar në këto përfaqësi, do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre përmes postës.
Këtë herë, KQZ-ja u ka mundësuar shtetasve të Kosovës, që jetojnë jashtë vendit, të votojnë edhe nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës në 22 vende të botës.
Sipas vendimit të fundit të KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet në 17 ambasada dhe 15 konsullata në 19 shtete të ndryshme të botës.
Në total, në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojnë 27 parti politike.
Prej tyre, 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.
Deri më tani janë mbajtur një mori zgjedhjesh të parakohshme. /REL
E-Diaspora
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci Nënkolonel Shpend Zogaj diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci ...
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?