Kosova
KQZ hap afatin për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hapur zyrtarisht afatin 38-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës që duan të votojnë përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025, raporton albinfo.ch.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për KosovaPress se për këtë proces është funksionalizuar platforma elektronike https://diaspora.kqz-ks.org , e cila do të jetë aktive që prej ditës së sotme.
“Ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Për regjistrim, KQZ ka caktuar afat 38-ditor, pra deri më 29 gusht 2025”, deklaroi Elezi.
Sipas tij, çdo shtetas i Kosovës që jeton jashtë vendit mund të aplikojë individualisht për t’u regjistruar, përmes dy mënyrave: përmes platformës elektronike të KQZ-së ose përmes postës, duke e dërguar aplikacionin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Përmes kësaj platforme, aplikuesit do të mund të zgjedhin edhe mënyrën se si duan të votojnë: duke dërguar pakon me fletëvotime në adresën e kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, ose në një adresë të përcaktuar jashtë vendit nga vetë KQZ-ja. Megjithatë, votimi nëpër përfaqësi diplomatike nuk është i paraparë, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk e parasheh këtë mundësi për zgjedhjet lokale.
Zëdhënësi Elezi bëri të ditur se lista e votuesve të regjistruar do të vlejë edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, nëse një i tillë do të mbahet.
“Në raundin e dytë, të drejtë vote jashtë Kosovës do ta kenë vetëm ata shtetas që janë regjistruar suksesshëm gjatë afatit aktual. Nuk do të ketë një proces të ri të regjistrimit për raundin e dytë,” tha ai.
Sipas njoftimit të KQZ-së, votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës do të zhvillohet nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











