Kosova
Kosovë: Sektori i gastronomisë kërkon ndihmë nga qeveria
Përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë në Kosovë sot protestuan para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që ky sektor, që është goditur nga pandemia e koronavirusit, të ndihmohet.
Përfaqësuesit e gastronomisë, në mënyrë simbolike, hodhën para qeverisë “çelësat” e bizneseve të tyre.
Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës tha se ky sektor padrejtësisht është akuzuar nga autoritetet si “shpërndarës i koronavirusit”.
“U bëj thirrje qeverisë dhe Parlamentit, kalojeni buxhetin, ndihmojeni biznesin, sepse është koha e fundit që mund ta tregoni vetën. I bëj thirrje qeverisë, pas dy javësh me orar të shkurtuar, me idenë që jemi shpërndarës të virusit, e që nuk doli ashtu, që ta kthejë orarin deri në ora 12:00 (v.j. 24:00)”, tha ai.
Në fillim të muajit korrik, Qeveria e Kosovës vendosi të rikthejë disa masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. Njëra ndër to ishte që bizneset e gastronomisë të mos punojnë nga ora 21:00 deri në orën 5:00.
Rikthehen disa masa kufizuese kundër koronavirusit
Qeveria e Kosovës ka thënë se me rishikimin e buxhetit, do të përfshihet edhe një Fond i rimëkëmbjes për të ndihmuar bizneset e goditura nga pandemia e koronavirusit.
Andaj, Shoqata e Gastronomëve, tha Kllokoqi, ka disa kërkesa që duhet të përfshihen në rishikimin e buxhetit.
“Kërkesat tona janë: subvencionim i pagave, mbulim 50 për qind i qirasë, shtyrje të pagesave të deklarimeve, riprogramim të kredive dhe ulje e TVSH-së në 8 për qind. Për sallat e dasmave dhe diskotekave që nuk kanë punuar sivjet, kërkojmë rimbursim financiar, konform tatimeve të paguara nga këto biznese”, tha ai, duke paralajmëruar se në të kundërtën bizneset e gastronomisë nuk do të japin përgjegjësi fiskale, nëse autoritetet nuk plotësojnë kërkesat e tyre.
Sektori i gastronomisë në Kosovë konsiderohet si njëri ndër sektorët më të goditur nga pandemia e koronavirusit.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











