Sport
Kosovës t’i lejohen ndeshjet miqësore
Ambasadori Kullashi ka kërkuar nga Franca që të kërkojë nga kryetari i UEFA-së, Platini që të mbështesë vendimet e FIFA-së për Kosovën
Ministria kosovare e Punëve të Jashtme, nëpërmjet Ambasadës në Francë, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, UEFA dhe FIFA që të marrin një vendim pozitiv, duke lejuar reprezentacionin e Kosovës në futboll që të luajë ndeshje miqësore me reprezentacionet e shteteve të tjera. Në letrën e ambasadorit të Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi drejtuar MPJ-së së Francës thuhet se argumenti, i cili është shtruar kundër një vendimi të tillë, nuk qëndron për shume arsye, politike apo sportive. “Me anë të kësaj letre, ambasadori Kullashi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Francës që të kërkojë nga kryetari i UEFA-së, Michel Platini që të mbështesë vendimet e FIFA-së për Kosovën”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga MPJ. “Duke i dhënë Kosovës të drejtën që të marrë pjesë në ndeshjet miqësore, FIFA nuk do të merrte një vendim që është në kundërshtim me vendimet dhe veprimet e institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare që veprojnë për rindërtimin e rajonit”, citon MPJ, letrën e ambasadorit Kullashi. Me iniciativë të këtij të fundit, sipas MPJ-së, Komiteti i Kosovës në Paris, që ka për anëtarë personalitete të shquara franceze, i kanë shkruar një letër të gjatë kreut të FIFA-së, Sepp Blatter dhe kreut te UEFA-së, Michel Platini duke kërkuar që çështja e këtij vendimi të depolitizohet dhe t’i tejkalojë mendimet politike, të cilat e përcjellin, sidomos nga ana e Serbisë. “Kosova ka popullatën më të re në Evropë. Më shumë se gjysma e popullatës është nën moshën 25 vjeçare. Ky vendim përmban pra një sfidë sportive dhe njerëzore të rëndësishme me qëllim që t’iu ofrohet të rinjve kosovarë mundësia që t’i zhvillojnë talentet e tyre në fushën sportive”, thuhet në letër. Në këtë letër, po ashtu thuhet se “një vendim pozitiv i FIFA-së do ta sillte një faktor pozitiv në një situatë të përgjithshme jo shumë të mirë, duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike të këtij vendi”. Kështu thuhet në komunikatën e Ministrisë kosovare të Punëve të Jashtme.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










