Kosovës i mungon modeli *
Kosovës i mungon modeli, sepse vetë Kosova është model më vete
Përpjekja për të zbuluar, apo për të zhvilluar sensin politik të një modeli për Mitrovicën fort mirë duhet t’i shikojë gjërat thellë në dritë, në mënyrë që të nxjerrim një lloj arti që mund t’u shërbejë të gjithëve. Prandaj, ata që nuk janë mësuar ta shohin Kosovën ndryshe, sot imagjinojnë modele të llojllojshme për Kosovën dhe shtetësinën e saj.
Gjithçka është sakrifikuar për Kosovën deri tani, mirëpo duhet të sakrifikohet edhe më tutje, sepse ky vend nuk lejohet të bjerë edhe njëherë nën ndikimin e një bote që nuk e njeh lirinë e të tjerëve.
Asnjë negociatë nuk duhet të zhvillohet për çështjet e Kosovës me Serbinë, nëse nuk merret pëlqimi i vetë popullit. Shumica e ekipeve negociatore, apo e njerëzve që i njohin rrethanat dhe ata që nuk i njohin sa duhet për çështjen e Mitrovicës propozojnë modele të llojllojshme, duke ia filluar prej modelit të Tirolit Jugor në Austri, Epirit Verior në Greqi, e Hong-Kongut kinez, Republikës serbe në Bosnjë, modelit të Qipros dhe deri te modeli i dy Gjermanive.
Mandej, përveç modeleve që propozohen për Kosovën, propozohen edhe skenarë të ndryshëm, sikurse ai i forcës, që Mitrovica veriore të integrohet nëpërmjet forcës, sikur që e përdori Kroacia kundër Republikës Serbe të Krajinës.
Skenari tjetër për Mitrovicën propozohet sikur i Qeverisë së Shrilankës, e cila e stabilizoi vendin duke i luftuar rebelët tamilë më 2009.
Dhe një skenar tjetër, të bëhet ndarja e veriut të Mitrovicës që t’i bashkohet Serbisë, që paraqet një skenar të ngjashëm me krijimin e Irlandës së Veriut, e formuar nga gjashtë rajone, të cilat më vonë e formuan Republikën e Irlandës.
Të gjitha këto modele dhe skenare të cilat i propozohen Kosovës së pari i parapëlqejnë Serbisë, që sipas tyre do të ishte zgjedhja më e mirë, që nënkupton jopavarësi të shtetit të Kosovës, por që pasqyron një autonomi substanciale, apo një Kosovë të gjymtuar…
Pastaj, një pështjellim i tillë për çështjen e veriut zhurmohet edhe nga disa zyrtarë të huaj, të cilët japin leksione të ndryshme, e një ndër to është ndarja e Kosovës, si zgjidhja më e mirë…
Modelet e tilla për Kosovën që me siguri ndryshojnë nga njëra-tjetra, janë të pamundura të definohen dhe t’i përshtatën Kosovës, sepse në një mënyrë secili model që paraqitet, përveç modelit të dy Gjermanive, e cungojnë apo e gjymtojnë shtetin e Kosovës dhe nuk e harmonizojnë të ardhmen e saj.
Kjo gjendje e tensionuar është vështirë të tejkalohet dhe të lirohet Kosova nga kjo brengë, apo nga ky kurth, dhe askush nuk do ta vuajë gjendjen e saj përveç popullit shqiptar të Kosovës.
Për një kuptim të jetës normale dhe pa fronte e konflikte ndërnjerëzore rol të veçantë në këtë proces luan bashkësia ndërkombëtare dhe ajo evropiane, jo vetëm në tejkalimin e situatës, por në rregullimin e çështjeve dhe marrëdhënieve të qëndrueshme në mes të dy popujve, duke ruajtur stabilitetin dhe paqen në rajon dhe më gjerë.
Në fakt, për ata që e kuptojnë popullin e Kosovës dhe ia dëshirojnë paqen e stabilitetin mund ta nxjerrin në dritë këtë situatë të ndërlikuar që paraqet Serbia, e cila po orvatet me politikën e saj nacionaliste, nën hijen e petkut demokratik, ta mbajë Kosovën nën juridiksionin e vet dhe, në anën tjetër, të mos e humbë shansin me Evropën, si rrugë e saj e integrimeve.
Kosovës i mungon modeli, sepse është model në vete, e cila nuk ka nevojë të kopjojë modele të tjera dhe është një shtet demokratik e multietnik që nuk e kërkon asnjë pëllëmbë të huajën, por nuk dëshiron t’i mungojë dhe asnjë cep i saj.
Kush është ai që nuk e kupton rolin e saj, kur Serbia gjithherë është e disponuar me justifikimet e veta, duke e vazhduar të njëjtën politikë që kishte para një shekulli ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, ndërsa në anën tjetër, paraqitet para Evropës dhe botës shumë serioze e konstruktive, vetëm e vetëm që ta shfrytëzojë ndonjë mundësi nëpërmes bashkësisë ndërkombëtare e evropiane që Kosovën ta gjymtojë, ose ta rikafshojë edhe një herë.
* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehin mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











