Integrimi
Kosovës i mungojnë idetë e të rinjve në diasporë
Prezantohet projekti “EYE-VENTURE’14” para studentëve shqiptarë të Universitetit të Cyrihut
“EYE” (Encouraging Young Entrepreneurs) ka prezantuar të enjten në njërin prej amfiteatrove të fakulteteve të Universitetit të Cyrihut projektin “EYE-VENTURE’14”, i cili ka për qëllim promovimin e afarizmit te të rinjtë dhe të rejat në diasporë.
Seminari EYE në Cyrih është organizuar nga shoqata e studentëve shqiptarë «Studenti» në bashkëpunim me Albinfo.ch.
Drin Xhiha nga “EYE”, i cili kishte mbaruar studimet po në Universitetin e Cyrihut, ishte kthyer sërish nga Vjena e Austrisë, këtë herë për të kërkuar nga të rinjtë në diasporë, në këtë rast studentët ide dhe inovacione, të cilat do të mbështeten financiarisht nga firma „EYE“, e themeluar më 2012 në Prishtinë nga Vëllaznim Xhiha.
Para se të fillonte promovimin e idesë «EYE- Venture» për vitin 2014, Xhiha ka folur për synimet e firmës „EYE“ dhe është transmetuar një video para studentëve, ku flasin biznesmenë të njohur kosovarë dhe të huaj për potencialet që ka Kosova për investime të huaja.
EYE synon të krijojë kompani të suksesshme dhe të qëndrueshme, e që kanë potencial për rritje të vazhdueshme nëpërmjet garës “EYE-VENTURE’14”.
«Në Kosovë ka më shumë import, e pak prodhim dhe eksport. Inovacion nuk do të thotë se duhet vetëm të zbulosh diçka, por të propozosh përmirësimin e jetës së qytetarëve», tha Xhiha.
Të interesuarit do të përfitojnë mundësinë e investimeve nga EYE dhe partnerët e saj, për të udhëhequr idenë e tyre drejt një biznesi të suksesshëm.
«Përparësia e këtij projekti qëndron te mentorët që janë udhëheqës firmash të suksesshme kosovare që kanë qarkullim me miliona euro», tha Xhiha.
Studentët kanë mësuar se si bëhet themelimi i kompanisë së re me ndihmën e EYE dhe si përcaktohen aksionarët, menaxhmenti, financimi dhe strategjia e kompanisë.
Para studentëve ka folur edhe Flamur Shala, njëri prej investitorëve të rinj nga diaspora që nuk kishte ngurruar për të investuar në Kosovë.
Flamur Shala nga St.Galleni menaxhon një «Call Center» që quhet “Baruti“ në Prishtinë.
Afaristi i ri ka të punësuar rreth 70 punëtorë dhe ka folur para studentëve sesi kishte depërtuar në tregun e Kosovës. Ai ka pohuar se ka burakraci në vendin prej nga i ka rrënjët, por megjithatë, sipas tij, Kosova ofron potencial për çdo lloj investimi të huaj.
EYE është një nyje që lehtëson rrugën e bizneseve nga diaspora në Kosovë.
«Kosova është vendi ideal për investime në shumë aspekte. Për shkak të fuqisë së lirë punëtore. Rroga në Kosovë është më ulëta në rajon, pastaj edhe afërsisë gjeografike», tha Shala me origjinë nga Peja.
Madje, për zvicerano-shqiptarin nga diaspora biznesi ideal në Kosovës është „Outsourcin».
Paga e punëtorëve të firmës «Baruti» që e udhëheq Shala sillet nga 350 deri 650 €.
Biznesmeni Shala u ka thënë studentëve se përparësi e tyre për të bërë biznes në Kosovë është edhe gjuha: një përparësi ndaj biznesmenëve zviceranë, por edhe atyre në Kosovë.
«Përparësi tjetër është mobiliteti, ju mund të shkoni edhe të ktheheni kur të duani në Zvicër», tha Shala.
Studentët shqiptarë janë interesuar për klimën e biznesit në Kosovë, për korrupsionin si dhe sa ka siguri për investitorët e huaj.
Sido që të jetë, është një mundësi e mirë ta provoni veten duke bërë biznes në Kosovë.
Deri më 12 maj është afati kur mund të dorëzohen bizneskonceptet, ndërsa më të mirat do të shpërblehen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të fazës së parë, e cila do të organizohet në qershor të vitit 2014, pse jo këtë herë një nga diaspora.
Projekti “EYE-VENTURE’14” para Cyrihut ishte prezantuar edhe në Vjenë të Austrisë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











