Lajme
Kosovës i duhen investime të huaja
Për t’i tërhequr investimet e huaja, duhet të funksionojë shteti ligjor, si dhe të krijohen mekanizma adekuatë për krijimin e kushteve të favorshme për investitorët, kushte këto që deri tani nuk janë krijuar, është thënë në një konferencë në Institutin “AAB- Riinvest”.
Përfaqësues të institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare, si dhe ekspertë të çështjeve ekonomike, kanë deklaruar se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për investitorët e huaj.
Për këtë duhet që në Kosovë të ketë një demokraci dhe ekonomi të fortë, në mënyrë që Kosova të bëhet model stabiliteti në rajon.
Investimet e huaja në Kosovë gjatë kësaj dekade, e konkretisht, pas shpalljes së pavarësisë, janë konsideruar si një mjet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Mirëpo, në raportet e organizatave vendëse dhe ndërkombëtare thuhet se në vitet e fundit, investimet e huaja kanë pësuar rënie të vazhdueshme.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












