Kosova
Kosovë: Zyra e BE-së konfirmin ardhjen e më shumë vaksinave në javët e ardhshme
Ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ka thënë tha se që nga paraqitja e rasteve të para me coronavirus në Kosovë, ka qenë një periudhë e vështirë për të gjithë.
Pas arritjes së 24 mijë dozave të para në Aeroportin “Adem Jashari”, ai ka dhënë lajm pozitiv për vaksinat tjera.
Sipas tij, do të ketë edhe kontigjente të tjera të tyre që pritet të pranojë Kosova, javëve dhe muajve në vazhdim.
”Sot mund themi se është fillimi i fundit të COVID-19 në Kosovë. Kampanja e mirë e vaksinimit, mund të krijojë zgjidhje për problemin. Sot Kosova pranoi dorëzimin e 24 mijë dozave të para të vaksinave anti-COVID-19”, tha ai.
“Komisioni Europian është duke bashkëpunuar edhe më tutje për të siguruar dorëzimin tjetër të vaksinave të radhës muajve në vazhdim”, u shpreh Serri.
Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), Aleanca për Vaksina (GAVI), dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si bashkudhëheqës të programit ndërkombëtar COVAX, kanë për qëllim të shpërndajnë vaksina në vende të varfra.
Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











