Kosova

Kosovë: Zvogëlohet numri i banorëve  

Rreth 24 mijë banorë më pak ka pasur Kosova në vitin 2021 krahasuar me shifrat e një viti paraprak.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përmes një vlerësimi bën të ditur se popullsia rezidente e Kosovës në vitin 2021 ishte 1,773,971 banorë. Në raport me vitin 2020, ky numër është më i vogël për 24,215 banorë. Në vitin 2020 Kosova vlerësohej se i kishte 1,798,186 banorë, transmeton Albinfo.ch.