Kosova
Kosovë: Vlera e kredive të reja ka arritur në 4.1 miliardë euro
Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive të reja ka arritur në 4.1 miliardë Euro, nga të cilat mbi 1.5 miliardë janë për ekonomitë familjare. Rritja e vlerës së kredisë vlerësohet të jetë një tregues i shkallës së varfërisë në Kosovë dhe mungesën e përkujdesjes shtetërore për ekonomitë familjare.
Vlera e kredive të marra nga qytetarët e Kosovës deri në gusht të këtij viti është 4.1 miliardë euro. Bankat komerciale në vend i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste, të cilat rezultojnë të jenë më të lartat në rajon dhe Evropë. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kjo vjen si pasojë e mungesës së ligjit për Sistemin e Pagesave, përmes të cilit atyre do t’u mundësohet që të përcaktojnë tarifat që aplikohen nga bankat komerciale, por që ky ligj ende nuk është miratuar nga Qeveria e Kosovës.
“Sipas të dhënave tona që i kemi deri në gusht të këtij viti, vlera e kredive të reja të lëshuara nga bankat ose sektori bankar në Kosovë ka arritur në 4.1 miliardë euro. 1.5 miliardë është për ekonomitë familjare dhe 2.5 miliardë është për korporatat jofinanciare”, thotë Kushtrim Ahmeti, zëdhënës i BQK-së.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, vlerëson se normat e larta të interesit, të cilat pritet të rriten ende do të ndikojnë në uljen e qarkullimit të parasë në publik.
“Shifrat e cekura nga BQK-ja tregojnë se sa qytetarët e Kosovës janë futur në borxhe tek bankat komerciale, të cilat janë rreth njëmbëdhjetë të ndryshme, e që mesatarisht interesi bankar është diku rreth gjashtë për qind, që është më i larti në Ballkan dhe Evropë. Kjo tregon se varfëria në Kosovë është e thellë, tregon se istitucionet e Kosovës nuk po i mbështetin ekonomitë familjare, qytetarët dhe të vetmen shpresë që e kanë qytetarët për të dalë nga kriza është bankat komerciale të cilat janë tepër të shtrejta”.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













