Kosova
Kosovë: Vdes një person i infektuar me koronavirus
Ai ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një person 71-vjeçar si pasojë e virusit COVID-19.
Viktima nga komuna e Prizrenit kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, thuhet në njoftim.
“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot, më 13.06.2020, janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon; 18 raste janë në gjendje stabile. 12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 1,384.
Prej tyre, 921 pacientë janë shëruar dhe 32 kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









