Lajme
Kosovë: Vdes 70-vjeçari nga COVID-19, vajza e tij thotë se mbeti pa oksigjen

Edhe një person i infektuar me COVID-19 ka vdekur sot në Klinikën Infektive të QKUK në Prishtinë. Viktima është një 70-vjeçar nga Mitrovica.
Rastin e ka konfirmuar vajza e viktimës, Arbnora Fazliu – Rama, e cila thotë se babai i saj ka vdekur sot në orën 03:00 të mëngjesit.
Ajo po ashtu ka ngritur akuza ndaj mjekëve të Klinikës Infektive. Dyshimet e saj janë që babai ka mbetur pa oksigjen, shkruan albinfo.ch.
“Unë po dyshoj që gazin nuk e kanë pas siç duhet, mbikëqyrja nuk u kanë siç duhet… Parmbrëmë u kanë shumë mirë. Mbrëmë më ka thirr vëllau në orën 3 të mëngjesit edhe më ka thanë që ka vdekë”.
Ajo shton se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga mjekët për rrethanat të cilat e ka vdekur i ati.
“Mu kjo po më çudit, kërkush përgjegjësi të madhe nuk ka marrë. Tash dul mjekja kryesore edhe tha që nuk jam e informume për rastin dhe shkoi nalt, nuk e pashë më. I tha vëllaut në ora 11 me ardh me marrë kufomën, por tash po vijnë me marr me ia bo obduksionin”, rrëfeu ajo.
Arbënora thotë se babi i saj, edhe pse në moshë, nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
“Baba jem u kanë 70 vjeçar, u kanë mirë me shëndet, nuk ka pas probleme kurgjo tjetër”.
Në Kosovë, brenda 24 orëve ka shkuar në 12 numri i personave të vdekur nga COVID-19.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare