Kosova

Kosovë: Sulmi ndaj një gruaje në Lipjan me sëpatë,  ish-çifti sapo ishte kthyer nga Franca

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Gadime të Lipjanit, ku një burrë ka sulmuar ish-bashkëshorten e tij me sëpatë. Autoritetet kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë.

Banorë të zonës shprehen se incidenti mund të ishte shmangur nëse policia do të kishte reaguar më shpejt ndaj shqetësimeve të komunitetit.

Sipas informacioneve, ish-çifti kishte ardhur nga Franca rreth dy muaj më parë dhe ishte vendosur fillimisht në Fushë Kosovë. Pas ndarjes, gruaja kishte kaluar të jetonte te vëllai i saj.