Kosova
Kosovë: Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Në mungesë të të shkresave të lëndës për palët e akuzuara, me vendim të gjyqtares Fatmire Dermaku, është shtyrë shqyrtimi fillestar ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Seanca fillestare është shtyrë për 31 janar, në orën 11:00.
“Nuk mund të vazhdojmë me këtë shqyrtim fillestar, pasi dëmtohet mbrojtja e të pandehureve Ndrecë Dodaj dhe Agron Kuqi, avokat kjo tregon joseriozitetin tuaj për mbrojtje dhe kjo është hera e fundit që unë shtyjë shqyrtimin për shkak të moskryerjes së punës suaj për çka jeni të angazhuar. Seanca shtyhet për 31 janar ora 11:00”, tha gjyqtarja, e cila e ka dënuar me 500 euro gjobë avokatin e Kushtrim Kokallaj, Ndrecë Dodaj, për mos përfillje të gjyqtares. Avokatit paraprakisht i është shqiptuar një vërejtje me shkrim për pengim të gjyqtares.
Para trupit gjykues është deklaruar Naim Murseli i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.
“Jam shtetas i Kosovës dhe Suedisë. Nuk jam i martuar pasi që e kam gruan të vrarë. Gjendja ekonomike e mesme”, tha Murseli, transmeton albinfo.ch.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj katër të akuzuarve, sipas të cilës thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.
I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









