Lajme
Kosovë: Produktet ushqimore shtrenjtohen 5.7 për qind
Muajve të fundit është vërejtur një rritje e lartë e çmimeve për produktet bazë për konsum. Ngritjen e këtyre çmimeve e ka konfirmuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke shtuar se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur kryesisht te buka, mishi, qumështi dhe drutë.
Sipas ASK-së, norma vjetore e inflacionit në muajin tetor ka arritur në 5.7 për qind.
“Bukë dhe drithëra me 5.7 për qind, mish me 2.4 për qind, qumësht, djathë dhe vezë me 6.2 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 27.9 për qind, kafe, çaj dhe kakao me 4.1 për qind, pije alkoolike me 4.5 për qind; duhan me 2.8 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 8.1 për qind, produkte farmaceutike me 2.3 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 35.5 për qind, shërbime për transport me 2.3 për qind dhe shërbime hoteliere me 2.7 për qind”, thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), tetor 2021”, shkruan Telegrafi.
Inflacioni mujor i matur nga IHÇK ishte 1 për qind në muajin tetor 2021, krahasuar me muajin paraprak.
“Rritje të çmimeve të konsumit ka pasur në bukë dhe drithëra me 3.9 për qind, mish me 0.4 për qind, qumësht, djathë dhe vezë me 1.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 2.9 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.1 për qind, kafe, çaj dhe kakao me 3 për qind, gaz me 5.1 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 5.8 për qind, blerje e automjeteve me 3.2 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 6.2 për qind”, vijon raporti.
Agjencia po ashtu njofton se norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9 për qind.
Kjo rritje e çmimeve ishte vërejtur kryesisht te produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.
Për këtë muaj, nga të dhënat e Trading Economics, del se Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të rritjes së çmimeve në rajon. /Telegrafi
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












