Kosova
Kosovë: Rritet numri i njerëzve që udhëtojnë me aeroplan
Rreth 580 mijë njerëz në Kosovë kanë përdorur aeroplanin si mjet transporti gjatë muajve prill-qershor 2019, përcjell albinfo.ch.
Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, është shënuar një rritje prej 11.24%, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në kuadër të publikmit Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit TM – 2/2019.
ASK po ashtu ka bërë të ditur se është shtuar edhe numri i fluturimeve. “Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e dytë të vitit 2019, kemi pasur 2173 fluturime apo 11.03% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 2 2018)”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, ka rënë numri i njerëzve që e përdorin trenin si mjet udhëtimi. “Në tremujorin e dytë të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 30 mijë, krahasuar me tremujorin e njëjte të vitit të kaluar (TM 2 2018), numri i udhëtareve është zvogëluar për 19.3%”, ka bërë të ditur ASK.
Kurse transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë të vitit 2019 është 153 mijë ton, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje për 58.7%, përcjell albinfo.ch.
Këto statistika, që janë publikuar sot, përmbajnë të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin për tremujorin e dytë të vitit 2019.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












