Kosova

Kosovë: Rrëfimi i babait që pa copëzat e fëmijës së tij në lavatriçe

Një foshnje e pajetë u vendos në lavatriçe bashkë me rroba të tjera, për t’u ndarë më pas në disa copëza, copëza këto që do të shihen nga babai.

Fillimisht, babai i foshnjes kishte nuhatur një parregullsi, në momentin që po i refuzohej lirimi i trupit të vdekur të foshnjes.
Këto dyshime u konfirmuan pak më vonë, kur i njëjti pa copëzat e trupit, për t’u tronditur totalisht, bashkë me familjen.

Përkundër kërkesave nga stafi i spitalit që kjo çështje të shuhet, prindërit kanë njoftuar policinë.

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë për Nacionalen se ngjarja ka ndodhur javën e kaluar.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Prokurori i krimeve të rënda ka dal në vendin e ngjarjes, rasti është në fazën e hetimit. Po i presim edhe raportet nga Inspektorati Shëndetësor”, tha ndër tjerash ai për Nacionalen.