Kosova
Kosovë: Qeveria planifikon ta ndihmojë ekonominë me 1.2 miliard euro
Këto mjete planifikohet të investohen në dy vjetët e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në forumin virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku ka prezantuar masat në kuadër të Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Në një njoftim nga zyra e kryeministrit, shkruhet se Hoti ka prezantuar fillimisht prioritetet e Qeverisë, masat që janë ndërmarrë për menaxhimin e situatës të shkaktuar si pasojë e pandemisë COVID 19, si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me aktualitetin politik dhe ekonomik në vend.
“Fokusi ynë kryesor mbetet rimëkëmbja ekonomike, por përtej asaj, ne kemi një program bukur të detajuar nëpër fusha të caktuara të ekonomisë”, u shpreh kryeministri Hoti.
Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka thënë se Qeveria gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm parasheh futjen në ekonomi të një shume financiare prej 1.2 miliard eurosh si infuzion për zhvillim ekonomik, prej të cilave tashmë me rishikimin e buxhetit janë mobilizuar 384 milionë euro, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Hoti më këtë rast ka prezantuar 9 masat që janë paraparë në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike, siç janë: 1. Lehtësimi i qasjes në financim; 2. Zvogëlimi i barrës tatimore; 3. Masat për mbështetje të punësimit; 4. Bujqësia; 5. Masat për stimulim të kërkesës agregate; 6. Mbështetje për ndërmarrje publike për operim të rregullt dhe investime kapitale të rëndësisë strategjike; 7. Rishikimi i Buxhetit për 2020 dhe relaksimi i kufizimeve fiskale dhe i borxhit publik; 8. Masa mbështetëse për ekonomi nga sektori financiar; 9. Mobilizimi për financimin e masave.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri