Kosova
Kosovë: Prodhuesit vendorë paralajmërojnë ngritje të çmimeve deri në 40%
Muajve në vazhdim do të ketë rritje prej 30 deri në 40 për qind të çmimeve te produkteve vendase. Krejt kjo po vjen si pasojë e ndryshimeve në çmimet e lëndës së parë. Prodhuesit vendorë përveç humbjeve që thonë se kanë nga pandemia ata druajnë se do të përballen edhe me problemin tjetër, sa i përket energjisë elektrike.
Prodhuesit vendorë kanë paralajmëruar ngritje të çmimeve. Arianit Shabani, një nga prodhuesit në vend numëroi disa nga sfidat që ka ky sektor.
“Jemi në situatë që nuk duhet të pyesim për çmim por a ka material për lëndë të parë sepse është edhe mungesë”, tha ai për RTK’në, përcjell Albinfo.ch.
Edhe një prodhues tjetër në vend thotë se rritja vjen edhe si pasojë i ngritjes së çmimeve të transportit ku muajve në vazhdim do të ketë rritje rreth 30 deri në 40 për qind të çmimeve të produkteve vendase.
Me gjithë sfidat këta prodhues thonë se do të përpiqen të mos i ngritin çmimet e produkteve vendore në mënyrë që të ruajnë konsumatorin.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









